Borxhi publik është stabilizuar dhe u zvogëlua për 1,1 pikë përqindje në krahasim me borxhin prej vitit 2016, kur ka qenë 48,8 për qind dhe kur është rritur me shpejtësi të madhe, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në debatin e sotëm për Propozim-buxhetin 2020 në Komisionin amë të Kuvendit për financim dhe buxhet.

Ajo potencoi se vitin e ardhshëm do të servisohen borxhe të vjetra me vlerë prej gati 440 milionë euro, si dhe se në tregun e vendit do të servisohen borxhe në bazë të letrave paraprakisht të ndara me vlerë.

Angelovska, siç kumtojnë nga Ministria e Financave, tha se me Strategjinë fiskale prej vitit 2016, është paraparë se që në vitin 2018 borxhi publik do të rritet në mbi 50 për qind, respektivisht në 52,4 për qind, ndërsa tani në tremujorin e tretë të vitit 2019 është larg më i ulët, respektivisht është 47,7 për qind.

“Borxhet e vjetra i rifinancuam sipas shkallës më të ulët historike të interesit. Merreni parasysh letrat shtetërore me vlerë. Nëse para disa viteve kamatat sipas të cilave atëherë janë ndarë letrat shtetërore kanë qenë tre për qind, tani janë 0,7 për qind. Vitin e ardhshëm do të duhet ta kthejmë PBG borxhin prej vitit 2013 me shkallë të interesit prej 3,9 për qind dhe euroobligacionin prej vitit 2015 me shkallë të interesit prej 4,95 për qind. Do të thotë i rifinancojmë borxhet e vjetra me shkallë më të ulët të interesit dhe e ngushtojmë borxhin që duhet të financohet në të ardhmen”, tha Angelovska.

Ajo potencoi se borxhi publik prej vitit 2008 deri vitin 2016 është rritur me shpejtësi të madhe  dhe se është rritur për 3,2 miliardë euro, respektivisht për 1,558 euro në 4,787 miliardë euro.