Me ndryshimet e Ligjit për Tatim të vlerës së shtuar  hiqet fatura e llogarisë – dokument me të cilin arsyetohen shpenzimet dhe shfrytëzohet e drejta e fitimit. Duke e kumtuar risinë në propozim-ndryshimet të cilat duhet të votohen në Kuvend, ministrja e Financave Nina Angellvoska sot theksoi se deri më tani janë sjellë shumë masa lehtësuese në mënyrë që të përmirësohet puna e kompanive, por jo edhe për kontabilistët të cilët përdoren që nga koha e ish-RSFJ-së. Në shumë vende të zhvilluara, e madje edhe në rajon, tha ajo, ky dokument është hequr dhe tashmë nuk ekziston.

Benefitet nga heqja e faturave të llogarisë i cekën edhe Elizabeta Iceva nga “Beta konsallting” dhe Xvonko Koçovski nga “BDO Maqedoni”, duke cekur se ato janë procedura të panevojshme që e ngarkojnë punën.

Koçovski shtoi se do të përmirësohet administrimi mes tatimpaguesve në vetë qarkullimin. “Por lirimi nga fatura e llogarisë nuk paraqet evitim të obligimit për dëshmim të qarkullimit tej tatimpaguesit. Ai obligim për ta mbetet, por pakësimi i administrimit dhe evidencës do ta lehtësojë shumë punën”, tha Koçovski.

Ministrja Angellovska shtoi se heqja e faturave të llogarisë është vetëm një nga masat në, siç tha, mozaikun e përmirësimit të ambientit afarist dhe uljen e ngarkesës administrative, duke cekur se me ndryshimet e Ligjit për TVSH-në është ngritur edhe pragu prej 1 në 2 milionë denarë për regjistrim të TVSH-obliguesve dhe se këtë e ka lavdëruar edhe misioni teknik i FMN-së.

Në ypetjen e gazetarëve çka pret nga debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2020 i cili huynë në debat komisioni në Kuvend, Angellovska u përgjigj se pret debat efikas, konstruktiv dhe efektiv, i cili, siç tha, para së gjithash do të jetë vetëm në interes të qytetarëve.