Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, mori pjesë në Fintek-forumin 17+1, të nivelit të lartë në Vilnus, të cilën e organizon Banka dhe Ministria e Financave të Lituanisë. Në sesionet e dedikuara rëndësisë së teknologjive të reja financiare për zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë, dhe baraspeshës mes inovacioneve dhe trajtimit të rreziqeve, ajo ka cekur më shumë aspekte të rëndësishme. Guvernatorja Bezhoska, u ndal edhe në aktivitet e ndërmarra në shtetin tonë, në drejtim të mbështetjes financiare të inovacioneve dhe krijimit të ambientit të përshatshëm për zhvillimin e sektorit-fintek.

Gjatë prezantimit të saj, ajo theksin e vendosi në rëndësinë e inovacioneve financiare për lehtësim dhe mbështetjen e tregtisë, si parakusht i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive të vogla, të hapura. Në këtë kontekst, ajo foli edhe për inovacionet në pjesën e shërbimeve të pagesës, si parakusht i rëndësishëm për rritjen e lidhjeve tregtare.

“Avancimi në sferën e pagesës digjitale mund të kontribuoj për rritjen e qarkullimit në tregti, me këtë edhe të rritjes së ekonomive”, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Ajo mes tjerash i përmendi aktivitetet, të cilat ndërmerren në shtetin tonë për krijimin e infrastrukturës dhe kornizës rregullatore për shërbime inovative të pagesës, përmes përgatitjes së Ligjit të ri për shërbime të pagesës dhe sistem të pagesës, me të cilin zbatohen direktivat e Bashkimit Evropian, në këtë sferë.

Guvernatorja Bezhoska, në këtë forum i prezantoi edhe projektet tjera tek ne, qëllimi i të cilave janë lehtësimi i procesit të inovacioneve në sferën financiare, siç është platforma për komunikim me sektorin-fintek, i ashtu quajtur “Porta e inovacioneve”. Bezhoska, po ashtu e ka theksuar edhe nevojën për përgatitjen e një Strategjie zhvillimore për digjitalizimin e shërbimeve financiare në vendin tonë.

Ndryshe, ajo është ndalur edhe në rreziqet potenciale të cilat me vete i bart procesi i digjitalizimit intensiv të shërbimeve financiare, posaçërisht nëpërmjet prizmit të rreziqeve për stabilitet financiar dhe mbrojtje të konsumatorëve. Ajo udhëzoi në përcjelljen aktive të inovacioneve financiare nga ana e rregullatorëve, me qëllim vlerësimin e efektit mbi stabilitetin financiar, por edhe për nevojën nga veprim aktiv në sferën e mbrojtjes së konsumatorëve, përfshi edhe edukimin financiar.

Pjesëmarrës në Finte-forumin, ishin përfaqësues të lartë Bankave qendrore dhe ministrive të financave, nga të gjitha shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe përfaqësues të rregullatorëve financiarë të Kinës.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska, pjesëmarrjen në këtë forum e shfrytëzoi edhe për takim me më shumë ekspertë ndërkombëtar, me të cilën u diskutua për sfidat e mëtutjeshëm të komunitetit të Bankave qendrore, në sferën e teknologjive inovative të financave dhe digjitalizimi.