Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti para ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së kampionëve kundër ekipit Genk, theksoi se ekipi është i shqetësuar për shkak të serisë së keqe të rezultateve.

“Napolitanët” në nëntë ndeshje me rashë nuk kanë shënuar fitore.

“Ekipi është i shqetësuar për atë se çka po ndodhë. Ky është moment psikologjik i cili duhet ta tejkalojmë. Ndeshja në Ligën e kampionëve kundër Liverpullit ishte më e lehtë, sepse presioni nuk ishte aq i fuqishëm. Faktori ynë psikologjik ndikon shumë në lojën tonë”, theksoi Ançeloti.

Ndeshja Napoli – Genk luhet sonte prej orës 18:55. Me fitoren, Napoli do të sigurojë vend në plej ofin e Ligës së kampionëve.