Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV është një produkt i kërkesave dhe angazhimeve permanente e vetëmohuese të subjekteve shqiptare në RMV që u morën dhe që merren me lëvrimin e kulturës kombëtare këtu, ndërsa në mesin e këtyre subjekteve është, pa dyshim, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “IBE PALIKUQI”. Angazhimi i këtij Ansambli është historik dhe i paharrueshëm.

Sonte Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV paska koncert në Shkup, në të cilën janë ftuar të gjithë Ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike, me perjashtim të “Ibe Palikuqit”, dhe, kuluareve të Ansamblit po flitet se ky ka qenë vendim i të ashtuquajturit drejtor, Shkodran Tolaj.

Pa dyshim, ky gjest i këtij të mendermethënshmit vlerësohet diskriminim alla-sllavçe!

Dhe, të diskriminohet sot “Ibe Palikuqi”, është njëjtë sikur të solidarizohesh me politikat serbomaqedonase të periudhës komuniste kur, “IBE PALIKUQI” ishte halë në sytë e sistemit sepse po angazhohej me vetëmohim në kultivimin e ndjenjave kulturore e kombëtare të shqiptarëve.

Ky farë Shkodran bilmesi duhet ta dijë se “IBE PALIKUQI”, “EMIN DURAKU”, “XHELADIN ZEQIRI”, bashkë me “SHOTËN”, “RAMIZ SADIKUN”, “AGIMIN” E “KASTRIOTËT”, kanë qenë kundërshtarët e paepur kundër sistemit komunist që po përpiqej që t’i zhveshë e tëhuajësojë shqiptarët nga vlerat kulturore e kombëtarëve, të viseve etnike.

U bë Shkodran Tolaj që ta trasojë atë politikë dhe, duke e diskriminuar “IBE PALIKUQIN”, t’i hakmerret për tërë atë detyrë kombëtare e patriotike të kryer me sukses të pamohueshëm! Kur IBE PALIKUQI e mori mbi vete këtë detyrë të shenjtë Shkodran Tolaj ishte diku nëpër kikirika t’Afrikës. Sot, në Shkup, pa fije merite u vu në krye të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV dhe, ja, që në mundësinë e parë, u dëshmua se ka trashëguar atë gjen të shprishur për t’iu hakmarrur Ansmblit të Këngëve dhe Valleve IBE PALIKUQI për tërë atë kontribut epik që e dha në kultivimin dhe ngritjen e vlerave kulturore te shqiptarët e RMV-së.

Turp për këtë tip ekcesiv, i cili, gjithandej ku paraqitet, shkakton incidente. Turp për të. Këngëtarëve dhe valltarëve u dëshirojmë suksese sonte!