Gostivar… ma para Gostivari për mu ishte një vend i bukur, i afërt, i nxehtë. Ku ishte shembull i pastërtisë, ku ishte… bardh. Ku familja ime ishte pasqyra e Gostivarit, mes veti të gjithë të afërt, të ngushtë, të sinqertë. Isha vajzë dhe në të vërtet nuk shihja pasqyre por shihja maska.

Gostivari ne sy të kthjellët, në sy të një njeriu më të rritur është… zymti. Ku të gjithë buzëqeshin po në të njëjtën kohë të urrejnë, ku te gjithë duken si të afërm po në të njëjtën kohë shohin si të ta vendojnë thikën mbas shpine. Për fat të keq, edhe familja ime hyn këtu. Pendohem që desha të bëj diçka në Gostivar me mendimin që drejtësia sundon më së shumti në atë vend.

Të investosh gjithë atë mund dhe gjithë atë kohë në një vend dhe në fund të vish në një konkluzion sikur ky… dhemb.
Por mësova diçka shumë me rëndësi. Gostivari është vend ku punëson PËRSËRI njerëz të cilët kanë vra kafshë me vite dhe i gjithë qyteti e din (Vend pune? Përsëri të njëjtën pozitë, njerëz që duhet të KUJDESEN për kafshët endacak). Gostivari është vend ku te kërcënohet një vrasës i kafshëve dhe të nesërmen ty te thirr policia në pyetje. Gostivari është vend i premtimeve te zbrazëta dhe komplekseve te shumta, ku të gjithë premtojnë po asnjëri nuk e plotëson premtimin, ku të gjithë duan të jenë rahat por asnjëri nuk kontribuon për rahatinë e tij. Vend pa fytyrë.

Gostivari, vend i cili për mua ishte shembull si vajzë naive, a tani është vetëm një zymti.