SHBA-ja nesër, 28 nëntor, në të enjten e katërt të muajit do ta shënojë Ditën e falënderimeve, ndërsa indianët do ta shënojnë Ditën e zisë.

Në Plimut, Masaçusets, ku në vitin 1620 zbarkoi anija “Mejflaur”, në të cilën ishin vendosur të ardhurit të cilët veten e quajtën “pelegrinë” (haxhinjë), vitin e ardhshëm do ta shënojnë 400 vjetorin e popullimit të ri në koloninë britanike Anglia e re.

Në këtë ditë, ata do të falënderohen, si edhe në 400 vitet e mëparshme, për korrjen e mirë, por edhe anëtarëve të fisit indian Vampanoag dhe shefit të tyre Masashoit, që u sollën atyre ushqim dhe me këtë do t’i shpëtonte nga uria gjatë dimrit.

Në të njëjtën kohë, përkrahësit e Ditës së zisë, pasardhësit e atyre vendasve autoktonë që u ndihmuan fqinjëve të tyre të rinj të mbijetojnë, do të mbajnë fjalime për Plimutin, në të cilat do të kujtohen të gjitha problemet që ua sollën të ardhurit.

Indianët e bashkuar të Anglisë së Re do të flasin kundër gjenocidit të miliona bashkatdhetarëve kundër vendasve, për “vjedhjet” e vendit të tyre dhe sulmin e pamëshirshëm ndaj traditave të tyre kulturore.

Përderisa fjalimet e vendasve janë duke vazhduar, në mbarë Anglinë e Re, vendasit e tjerë do t’u bien daulleve për të treguar se ata janë akoma atje, edhe pse gjysma e tyre vdiqën nga sëmundjet infektive të sjella nga të ardhurit.

Një përfaqësues i indianëve kujton se të ardhurit nga Evropa nuk do të kishin mbijetuar nëse fqinjët e tyre nuk do t’i kishin mësuar se si të gjuanin dhe të përgatisnin ushqim nga frutat dhe perimet të rritura në atdheun e tyre të ri.