Autoritetet e Beninit i dhanë afat deri më 1 dhjetor ambasadorit të BE-së, Oliver Nete ta braktis këtë vend për shkak involvimit politik në punët e brendshme.

Një burim diplomatik anonim nga Benini deklaroi se ambasadori Nete, vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Beninit në protesta.

Sipas kumtesës zyrtare të Qeverisë të Beninit, diplomati është përfshirë në aktivitete “që mund t’i konsiderojnë si subversive”.

Informacionin për dëbimin e ambasadorit e konfirmoi shërbimi për media i institucioneve evropiane në Bruksel. BE-ja vlerëson se vendimi nuk është i drejtë dhe pret sqarime shtesë nga ana e autoriteteve.

Bashkimi Evropian është një prej donatorëve më të mëdhenj për Beninin me më shumë se qindra milionë euro për ndihmë për përmirësimin e demokracisë, por edhe bujqësisë dhe projekteve infrastrukturore