Artisti i ri nga Shkupi Amar Ismani sot publikoji projektin e tij të parë i cili titullohet PRAY. Amari vjen nga një lagje urbane e Shkupit, më saktësisht nga Çairi,një lagje në të cilën është e zhvilluar Hiphop kultura.
Ai është edhe pjesë e produkcionit nga Shkupi Unorthodox Entertaiment, bashkë me disa artistë tjerë, ku si producent kryrsorë është Veton Vejseli i cili njihet si sound engineer nga më të suksesshmit në vend, i cili poashtu është producenti kryesor i këti projekti. Ndërsa videoklipi është i punuar nga Ammar Fejzullahu i cili poashtu është i njohur në sferën e video produkcionit.
Videoklipi është realizuar në lagjet urbane të Shkupit, ndërsa është përshtatur me muzikën e cila ka për qëllim paraqitjen reale të të rinjëve në vendin tonë, dhe ka për qëllim motivimin e tyre. Më poshtë është i bashkangjitur videoklipi i cili mbetet që ju ta vlersoni artin që promovon ky artist.