Gjatë intervistës së sontme në Klan TV, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë ka folur edhe rreth prioriteteve të reja programore të Bashkimit Demokratik për Integrim. 

“BDI është një nga forcat më kredibile në vend dhe në rajon e më gjërë, është organizata më e përgaditur në vend. Për më shumë se 18 vite, BDI është dëshmuar e denjë për të udhëhequr me procese të rëndësishme. Republika e Maqedonisë ka nevojë për BDInë.” 

Mbi 500 këshilla vendor të BDI kanë mbajtur kuvende në kamera dhe para gjithë anëtarësisë. 36 degë kanë mbajtur kuvende transparante me transmetim të drejtpërdrejt. Kulmi i suksesiit ishte Kongresi me abi 4.000 njerëz të transmetuar në tërësi në media. Mbajtëm Kuvendet e rinisë dhe të grave pa asnjë problem, pa asnjë telash. BDI është pasuri kombëtare duke patur parasysh edhe atë se si lindi kjo organizatë.” 

“Rezolutat janë miratuar në Kongres dhe janë direktiva për programin e ri. BDI ka miratuar këto prioritete programore, integrim konsensual, veting, cilësi të jetës, zhvillim dhe vende pune, rinia në vend të parë. Këto prioritete adresojnë nevojat e qytetarëve.” tha Ahmeti.