Para pak çastesh në qendrën tregtare “City Mall”, në Shkup është dhënë një alarm për bombë.

Nga policia konfirmojnë për TV21 se ka pasur paraqitje për bombë.

Sipas informacioneve të Tv21 një pjesë e rrugëve janë të bllokuara kurse vizitorët janë duke u evakuuar. Ekipet policore kanë dalë në terren për të parë situatën dhe për të vërtetuar saktësinë e informacionit.