Operatorët e telekomunikimit do të bllokojnë numrat e huaj ti cilët realizojnë thirrje të vazhdueshme deri tek qytetarët tanë dhe thirjet e tilla pritet të pushojnë gjatë ditës, tha Sasho Dimitrijovski, drejtor i Agjencisë së Komunikimit Elektronik.

Ndërkohë, qytetarët këshillohen që të mos i’u përgjigjen thirrjeve të tilla.

Dimitrijoski njoftoi se shërbimet e AKE-së do të zhvillojnë një takim me operatorët mobil, dhe se së shpejti do të publikohet një deklaratë me udhëzime specifike në faqen e internetit të AKE.

Këto janë abuzime që kanë ndodhur edhe në të kaluarën, thirrje të këtilla kishte edhe vitin e kaluar. Këshilla për qytetarët, të mos i hapin thirrjet, operatorët do të regjistrojnë numrat, do t’i bllokojnë ato dhe do t’i ndërpresin thirrjet e tyre gjatë ditës” tha Dimitrijoski.”

Ndryshe, shumë qytetarë gjatë ditës së sotme janë ankuar për thirrje të panjohura nga vende të ndryshme. Qytetarët të frikësuar nga përvojat e mëhershme dyshojnë se kanë rënë preh e një skeme mashtrimi dhe se do të duhen të paguajnë fatura të larta. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881. Nga MPB thonë se janë të njoftuar me rastet dhe se së bashku me operatorët po punojnë për tejkalimin e problemit.