Është vlerësim i aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të vendoset logo e BDI-së në paketat për ushqim dërguar personave që u prekën nga tërmeti në Shqipëri, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ky është vlerësim i aktivistëve nëse kanë vendosur logon e BDI-së. Unë mendoj se fushata zgjedhore nuk ka filluar akoma. Zgjedhjet do të mbahen më 12 prill vitin e ardhshëm”, tha Ahmeti duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vendosjen e logos së partisë në paketat për ndihmë që i ka dërguar dega e partisë nga Saraji.