Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar
përfaqësuesen e lartë gjermane, zonjën Susanne Schütz, e dërguar
speciale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e CEFTA, si dhe
Ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, z. Tomas Gerberih.

Prioritet e Bashkimit Demokratik për Integrim janë Marrëveshja e Ohrit,
e Prespës, e fqinjësisë së mirë, vettingu, sundimi i së drejtës dhe
drejtësia jo selektive, integrimi, vendet e punës, zhvillimi dhe rinia.

Ndihma gjermane nuk ka munguar për vendin dhe rajonin tonë dhe për këtë
jemi shumë mirënjohës, ndërsa tani presim rrumbullakimin e datës për
fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në muajin mars.

Gjermania mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së
Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se në vendin tonë akoma bindjet e votuesve janë
nga pikënisja e përkatësisë etnike.

BDI po punon që të përfiton besimin e qytetarëve dhe të vijojë me
përpjekjet për një të ardhme të sigurt, zhvillim, vende pune, cilësi të
jetës, rini, drejtësi jo selektive.

Mysafirët gjerman u interesuan rreth reformave të thella në BDI, me
ç’rast z. Ahmeti tha që tërë Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas është 100%
janë të rinj, gati 100% të kryetarëve të degëve dhe të këshillave
vendor, mbi 70% të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm janë të rinj,
mbi 40% gra në të gjitha organet e partisë bashkë me Sekretarin për
mundësi të barabarta, kështu që BDI u reformua tërësisht.

Njëjtë, z. Ahmeti theksoi qe edhe listat e deputetëve do të jenë mbi 90%
me kandidatë të rinj, që për herë të parë garojnë në zgjedhje
parlamentare.