Prishtina po vazhdon edhe më tej të jetë në karantinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi ka treguar se pasi ka diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kolmpleksi Rrezja dhe dy pika të tjera, që ishin vatra të epidemisë, sonte do të dalin nga karantina.

Ahmeti falënderoi të gjithë banorët e këtyre lagjeve të cilët me kufizimin e lirisë së lëvizjes, ndihmuan që pandemia të mos përhapet.

“Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjeta që kanë qenë vatra të epidemisë spnte dalin nga karantina. I falenderojmë të gjithë për kufizimin e përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falenderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!”, shkruan Ahmeti

Kryeqyteti i Kosovës, hyri në karantinë më 11 prill pasi u konfirmuan 20 raste të reja me koronavirus në kryeqytet.

Menjëherë pas konfirmimeve, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rekomandimin e IKSHPK’së, vendosën që Prishtina të futet në karantinë.