Nuk është biseduar për ndryshimin e modelit zgjedhor me partnerin tonë të koalicionit LSDM dhe vlerësojmë se për këtë çështje nevojitet konsensus më i gjerë ndërpartiak, potencoi sot lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në shënimin e Ditës së Flamurit shqiptar në sheshin “Skenderbeu” në Shkup.

“Mendojmë dhe vlerësojmë se çështja e modelit zgjedhor është çështje që duhet konsensus më i gjerë ndërtpartiak, kështu që ne mendojmë që respektohen të gjitha direktivat dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ahmeti.

I pyetur se pse BDI është kundër të ketë vetëm një njesi zgjedhore, Ahmeti u përgjigj se ata kanë sjellë konkluzë se nuk ka kohë të mjaftueshme për diskutim dhe për përpunimin e rregullave të reja zgjedhore.