Në rrethanat aktuale dhe në kuadër të masave të shumta të autoriteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Agjencia e Ushqimit apelon për më shumë kujdes dhe blerjen e ushqimeve vetëm nga objektet të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme.

“Sa i përket sigurisë së ushqimit, si çdoherë duhet t’i përmbushë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të sigurisë, përkatësisht të kontrollohet nëse ushqimi është përgatitur në objekte të cilat i plotësojnë kushtet e higjienës, të përcaktuara në Ligjin e Sigurisë së Ushqimit, përkatësisht në objektet të cilat janë të regjistruara dhe kanë pëlqimin e Agjencisë së Ushqimit”, thonë nga Agjencia.

Por edhe përkundër rekomandimeve të shumta nëpër tregje shiten produkte të ambalazhuara. Shitësit pranojnë se frika nga përhapja e virusit ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve.