ryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot mori pjesë në konferencën me titull “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, si dhe me nismë të ministrit në detyrë, Gent Cakaj.

Me këtë rast në diskutimin tij Gashi theksoi se, veçmas pas refuzimit të BE-së që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’u japet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, është bërë dyfish e nevojshme që të rritet kohezioni brendakombëtar shqiptar, veçanërisht në planin ekonomik, arsimor e kulturor.

Ndërkaq ministri Cakaj u shpreh se: “Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar!”.

Në këtë takim morën pjesë shumica e politikanëve shqiptarë të rajonit, si: ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, nënkryetarin i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e shumë të tjerë.