Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi njofton se në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një sërë masash në arsim me të cilat sigurojmë funksionimin pa pengesë të sistemit edukativo-arsimor.

?Anulohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtarë për këtë vit shkollor!

?Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor!

?Viti shkollor aktual deri në përfundim do të vazhdojë të realizohet nga distanca, respektivisht nga shtëpia!

?Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të realizohet në Qershor!

?Rregullohen regjistrimet në institucionet e arsimit të lartë.

➡️ Për më shumë detaje lidhur me masat në arsim na ndiqni në konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 16:00!