Në mungesë të vizionit të politikëbërjes dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, i dështuari kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale paska marr guximin të flasë i ndikuar nga halucinacionet që i ka shkaktuar humbja nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kësaj rradhe fajin e përçarjes në pafuqi për ta pranuar pabesinë e një strukture të dështuar interesxhinjsh e hudh në adresë të gabuar.

Egoizmin dhe interesin personal që e kishin prioritetin parësor deshtën ta maskojnë me emrin e vlerës sonë më të madhe kombëtare “BESËN” por në fund tradhëtuan edhe vetë ata që u dhanë besimin përmes votës së tyre.

Është e befasishme si arritën qytetarët ti besojnë këtij grupacioni kur po të njejtët për arsye të dështimin në realizimin e interesave personale krijuan fraksion nga subjekti që i rriti e investoi edhe për zhvillimin e tyre. Nuk mund të pritet asgjë tjetër veçse tradhëtisë që ky që ka shkruar tashmë dy herë e ka kryer.

Kjo demagogji e proklamuar në një shkrim të pabazuar në argumente nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë e demaskuar tashmë nga qytetarët për dështimin e krijimit të një blloku të fuqishëm opozitar. E si mund ta ketë fajin për këtë BDI-ja kur ajo vazhdimisht bën thirrje për bashkim. Të flasim troç me argumente e jo ashtu siç i konvenon dikujt. Ky bashkim është evidente se nuk po ndodh pasi liderët e partiçkave nuk i mendojnë idealet kombëtare por po luftojnë për superioritet pozitash. Lakmia nuk i lejon të bëhen bashkë e të fuqizojnë votën e shqiptarëve.

Deri më tani agjendën e tyre e kanë të fokusuar në mposhtjen e BDI-së për të arritur përmbushjen e interesave klanore. Qytetari nuk po sheh askund program decid e vizion pune, por vetëm akuza që i shërbejnë destabilizimit politik kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Prandaj në vend që të na shesë mend, i dështuari është më mirë ti rikthehet letërsisë e të mos merret me politikë.