Zëvendës drejtori i Agjensionit për përkrahje të bujqësisë Abduselam Selami përveç veprimtarisë së vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, është ndër figurat publike që përkrah edhe suksesin e sportistëve të vendit.

Këtë e dëshmoi prania e tij në palestrën sportive të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” për të përcjellur nga afër ndeshjet e kampionatit zgjedhor të mundjes të organizuar nga Federata e sporteve të mundjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.