Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe përvojën kroate do të përforcohet zbatimi i standardeve të aviacionit ndërkombëtar në vend të parapa me rregulloren nga Zona e përbashkët e aviacionit evropian. Do të harmonizohet legjislacioni vendor dhe do të përmirësohen kapacitetet institucionale dhe kompetencat teknike të Agjencisë për aviacion civil në pajtim me rregulloren evropiane.

Për këtë qëllim nga fondet e BE-së i janë ndarë 250.000 euro agjencisë kroate për aviacion civil për zbatimin e tuning projektit në vend, që sot u promovua në konferencën në Shkup.

Drejtori i AAC, Tomislav Tunev deklaroi se projekti do t’i ngrit kapacitetet e autoriteteve të aviacionit civil të Maqedonisë nga aspekti i gatishmërisë së veprimit të Agjencisë si trup rregullator, kapaciteteve të njerëzve të cilët punojnë në aktivitetet mbikëqyrëse  dhe nga aspekti i afrimit të legjislacionit tonë drejtë rregullores të BE-së.

Ai paralajmëroi se do të vazhdojnë të aplikojnë për financa nga fondet parainkuadruese të BE-së për përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjes.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, informon ministri dikasterial Goran Sugareski, në bashkëpunim me AAC, M-NAV dhe institucionet tjera kompetente punon në legjislacionin e ri ajror.

“Në këtë mënyrë vlerësojmë se seriozisht do t’i përmirësojmë dhe avancojmë kapacitetet e AAC. Edhe këtë vit kemi rekorde në realizim, në Aeroportin e Ohrit për 64 për qind, ndërsa në Aeroportin e Shkupit ka 10 për qind dhe deri në tetor tashmë ka mbi dy milionë udhëtarë. Presim rekord edhe më të madh nga viti i kaluar. E njëjta ndodh edhe në Aeroportin e Ohrit”, deklaroi Sugareski.

Nikolla Bertolini, përfaqësues i delegacionit evropian në vend, potencoi se është mirë që vendi ynë do ta përmirësojë harmonizimin në lidhje me Zonën e përbashkët të aviacionit evropian.

Tomislav Mihotiq, sekretar shtetëror nga Ministria e Detit, Transportit dhe Infrastrukturës kroate potencoi se përmes tuning instrumentit Kroacia ka mundësi drejtpërdrejtë të këmbejë njohuri dhe përvoja  të fituara përmes zbatimit dhe harmonizimit të acquis të BE-së, duke marr parasysh përvojën paraprake me negociata inkuadruese me Unionin si dhe procedurën e tërësishme të inkuadrimit.