A po pregaditet në Kosovë luftë Qytetare kryeministri Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve.Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën, qytetarët të mos respektojnë vendimin për kufizimin e lëvizjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve.

Thaçi këto komente i bëri në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur për media, teksa ka bërë thirrje që qytetarët të mos e respektojnë vendimin e kryeministrit Kurti

“Vendim i rrezikshëm, kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, është e papërgjegjshme insitucionalisht dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat e lirive të njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi është antikushtuetues, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese. As Policia as organet e sigurisë nuk duhet të respektojnë këtë vendim, sepse edhe vetë do të bëjnë vepër penale”, tha ai

Thaçi tha se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Në fund të konferencës, Thaçi tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet vendimi i Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00.