Editorial Nga Hakim Suma  per ShkurtShqip

Dita D e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Po kalon një jave nga konstituimi i kuvendit shtetit, një javë përplotë takime e ‘presione’ politike, mbledhje e shenja simbolike! Sidomos dita e sodit ishte e ngjeshur me agjenda të ndryshe, disa kombëtare e kolektive, e disa tjera politike e ndoshta edhe personale-grupore!

E nesër me shumë gjasa do të jetë dita D politike e vendit, shumë raste për të ndodhur e shumë ndodhi ndoshta për tu habitur! A do të ketë befasira politike nesër?
Nesër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur takim të liderëve shqiptar në Shkup më ora 12. Nga ana tjetër presidenti Pendarovski në po të njejtën kohë pritet të ja jep mandatin Zoran Zaevit mandatin për formimin e qeverisë, që me gjasa i ka numrat për formimin e saj! Ndërsa për tu bërë akoma më interesante dita D e nesërme, kryetari në detyrë i kuvendit thirë mbledhje të kuvendit për tu vazhduar mbledhja konstituive dhe njëkohësisht për tu zgjedhur kryetari i ri i kuvendit!

Dikush po taktizon, Ali Ahmeti ose Zoran Zaev, Bashkimi Demokratik për Integrim ose Lidhje Social Demokrate e Maqedonisë?! Diçka po zihet, diçka nesër do të ndodh! Ose së paku nesër shteti do të merrë një diskurs politik befasues!
A mos vallë do të ripërsëritet viti 2006 ose ndoshta viti 2016?! Është befasuese se kush do ta formon qeverinë, partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare, apo partia fituese e blokuy maqedonas me partitë jo fituese të blokut shqiptar, a i kanë ato numrat e nevojshme? Ose ndoshta do të ndodh befasia më e madhe tjetër, formimi qeverisë në mes partisë jofituese të zgjedhjeve të blokut maqedonas me partinë fituese të bllokut shqiptar?
Nëse nesër nuk takohen liderët e partive parlamentare shqiptare kjo i bie që shqiptarët janë akoma shumë larg jetësimit të idealeve të tyre, e ajo është madhëria dhe nderi j shqiptarit, njësia dhe bashmimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithëshëm.

A do të ja dalin ketë herë shqiptarët e Maqedonisë për tu bashkuar rreth idealit tyre kombëtar e pse jo edhe rreth idesë për kryministër shqiptar, apo do ti mund urretja dhe inati politik, interesi personal e grupor-partiak?! Pyetja e fundit është: A do të bashkohen shqiptarët për kauzën kombëtare apo definitivisht armiku më i madh i shqiptarit do të mbetet shqiptari?