Kryetari i Alterntivës, Afrim Gashi sot ka qenë në një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turke “MATTO”. Siç shihet Gashit nuk i pengon pse nuk është edhe gjuha shqipe por vetëm gjuha turke dhe ajo maqedonase edhe pse është misafir.

“Sot takova përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turke “MATTO”. Në këtë takim theksova se një nga prioritetet më të rëndësishme të partisë “Alternativa” është zhvillimi ekonomik, me këtë i sigurova se vazhdimisht do të mundohemi të krijojmë kushte sa më të volitshme për investitorët vendas dhe të huaj” ka shkruar Gashi në FB.

Ndryshe partia e Gashit ka lidhur koalicion me ASH-në e Ziadin Selës për me 12 Prill, që do të mbahet mend si një koalicion opozitë -pozitë duke luftuar pushtetin.