“Nëpër shtabet e VMRO-DPMNE-së ende ka fotografi të Gruevskit. Atë e kanë idhull, ndërsa ai është e keqja më e madhe e Maqedonisë”, tha Darko Kaevski dje në emisionin “Click Plus” ku debatoi me Jovan Jauleskin nga VMRO-DPMNE-ja.

“Në të gjitha anketat ku përmendet VMRO-DPMNE-ja të gjithë identifikohen me Nikolla Gruevskin dhe duhet të parashtroni vetes pyetjen se pse është kështu. Fotografitë e Nikolla Gruevskit ende janë nëpër shtabet e tyre politike. Dolën fotografi nga shtabi në Gjorçe ku Nikolla Gruevski ka pozitë qendrore”, theksoi Kaevski.

Nga ana tjetër kryetari i të rinjve të VMRO-DPMNE-së Jovan Jauleski e pyeti Kaevskin a është e vërtetë se për shkak të koronavirusit doni t’i prolongoni zgjedhjet?

“Së pari, koronavirusi është çështje delikate për të diskutuar. E dëgjoj edhe Mickoskin i cili thotë: Janë lutur që të ketë koronavirus që populli të mos dalë në rrugë. Kinse dilnin çdo ditë dhe kinse kishin mijëra njerëz”, potencoi Jaulevski.

Darko Kaevski në emisionin e djeshëm “Click Plus” në TV21 tha se gabimet e VMRO-DPMNE-së edhe në këtë qeveri teknike, e cenojnë të ardhmen euro – atlantike të vendit. Jovan Jauleski tha se duhet t’i jepet fund dirigjimit të procedurave gjyqësore nga ana e LSDM-s