Ajo që filloi nga mesi i dhjetorit si sëmundje misterioze e frymëmarrjes në Kinë, tani vrau së paku gjashtë persona, janë sëmurë qindra të tjerë dhe përhapet në vende të tjera, duke përfshirë edhe SHBA-të.

Të martën, autoritetet shëndetësore amerikane e konfirmuan rastin e parë në vend me virusin korona: një njeri nga Uashingtoni është hospitalizuar jashtë Sietlit javën e kaluar me simptome të ngjashme me pneumoninë. Sipas raporteve, ai para do kohë ka qëndruar në Vuhan, por ai shprehet se nuk e ka vizituar tregun e ushqimeve të detit, për të cilin besohet se është qendra e përhapjes së epidemisë.

Rasti shton edhe prova për dëshmi se virusi mund të përhapet nga njeriu në njeri.

Javën e kaluar Organizata Botërore Shëndetësore paralajmëroi se bartja e këtillë u paraqit si i mundshëm. Të dhënat e sapopublikuara bëjnë të ditur se kjo është thuajse e sigurt.

Të hënën, autoritetet kineze publikuan të dhëna të ashpra për raste të konfirmuara – prej disa dhjetëra deri thuajse 300, duke përfshirë më shumë njerëz si pacienti amerikan, të cilët nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me tregun në Vuhan.

Të mërkurën, OBSH-ja do të vendosë nëse do të shpallë kërcënim global nga virusi gjegjësisht – problem emergjent shëndetësor.

Pyetja për ta është: „Sa keq mund të jetë me këtë punë?“

Nëse pyeteni e njëjta gjë në këtë moment, do t’ju lehtësohet të dini se me siguri nuk është keq në aspektin pandemik.

„Shkaktari i vetëm që mund ta bëjë këtë, që e dimë sot, është gripi”, shprehet Majk Osterholm, drejtor i Qendrës për sëmundje infektive dhe hulumtim të Universitetit në Minesota.

Koronaviruset thjeshtë nuk kanë potencial pandemik. Më së shumti, ato mund të shkaktojnë më tepër, dukuri të lokalizuar gjeografike. Por, sa të mëdha dhe vdekjeprurëse mund të paraqiten këto epidemi, ende është gjëegjëzë.

Dhe fatkeqësisht, informacionet që janë të domosdoshme që të grumbullohen dhe kuptohen janë – çfarë virusi, i etiketuar fatil 2019-nCoV, do të bëjë tjetër.

Nëse do të përhapet shpejtë si kushëriri i tij vdekjeprurës që shkakton SARS? Ose do të mbetet poshtë në rezervuar për kafshë, duke u paraqitur në mënyrë periodike dhe duke shkaktuar disa qindra raste të vdekjes çdo vit, siç është virusi i ndërlidhur që shkakton MERS?

Shkencëtarët që kanë analizuar DNK virusale të nxjerrë nga pacientët e njerëzve, shprehet se është tepër herët për të thënë çfarëdo gjëje.

Trevor Bedford është biolog për sëmundje infektuese i Universitetit në Uashington dhe Qendrës për kancer, që ka ndërtuar softuer me burim të hapur për t’i ndjekur paraqitjet e sëmundjeve duke përdorur të dhëna gjenetike.

Kur ka përfshirë 15 genome virusale të publikuara nga autoritetet shëndetësore kineze dhe tajlandeze, ai nuk ka zbuluar thuajse kurrfarë mutacionesh në mesin e tyre. Viruset në secilin pacient janë ndarë nga paraardhësi i thjeshtë i nëntorit të vitit 2019.

Kjo me siguri do të thotë njëra prej dy gjërave: Virusi përhapet shpejtë te kafshët në Vuhan dhe vazhdimisht kalon te njerëzit; ose kafshë të infektuara një ose dy herë dhe tani përhapet shpejtë te njerëzit.

„ADN-ja nuk mund t’i dallojë këto dy skenarë”, shprehet Bedfordi.

„Mundet vetëm të dhëna epidemiologjike ose ADN nga kafshët”.

Ndonëse teknologjitë kanë avancuar dukshëm pasi që SARS-i vrau në vitin 2003 thuajse 800 njerëz, ato janë ende stërvitje për epidemiologët.

E gjithë kjo barazohet në identifikimin e rasteve të reja, intervistimin e pacientëve, gjetjen në të cilën janë paraqitur në kontakt dhe më pas ndjekje. Vetëm atëherë mund të filloni të shënoni raste me kalimin e kohës për ta parë formën dhe vëllimin e epidemisë. Asgjë nga kjo nuk është aty.

„Ne madje edhe nuk e dimë se sa është periudha e inkubacionit ose sa është vdekjeprurës në këtë moment”, shprehet En Rimoin, epidemiolog, që studion paraqitjet e  sëmundjeve në Ukla.

Deri tani, autoritetet shëndetësore kineze ndoqën 988 persona që kanë vendosur kontakt me pacientë të infektuar në Vuhan, kanë pastruar 739 prej tyre dhe ende janë duke ndjekur 249, sipas raporteve zyrtare.

Ata tek tani duhet të shkëmbejnë informacione për raste të caktuara me pjesën tjetër të botës – detaje thelbësore, siç janë mosha dhe gjinia e tyre, kur kanë filluar të zhvillojnë simptoma, në çfarë mund të jenë të eksponuar dhe në çfarë gjendje gjenden.

Këto informacione mund të jenë me rëndësi thelbësore për vlerësimin e faktorëve të rrezikut të mortalitetit që kanë të bëjnë me 2019-nCoV, shprehet Maja Majumder, hulumtuese e shëndetit publik në Programin për informatikë kompjuterike shëndetësore me seli në Fakultetin e Mjekësisë Harvard dhe Spitalin për fëmijë në Boston.

„Atëherë mund të analizonim se çfarë i bën njerëzit që vdesin nga infektimit më të ndryshëm sesa ata që shërohen”.

Duke mos i pasur këto të dhëna, hulumtuesit mund të bëjnë vlerësime të paqarta për vdekshmërinë e virusit.

Matematika është dukshëm e thjeshtë: Ndajeni numrin e të vdekurve me numrin e njerëzve për të cilët dihet se kanë vdekur ose kanë mbijetuar. Mund të përfshihen persona të hospitalizuar, por meqë epilogët e tyre nuk janë të njohura, ata mund të sigurojnë shifra të rrejshme të sigurisë.

Në Vuhan ndërruan jetë gjashtë prej 258 personave të infektuar. Nuk duket aq keq. Por, nëse i përjashtoni 227 pacientët të cilët ende janë të hospitalizuar – të cilët ende mund të vdesin ose të mbijetojnë – tani keni shkallën e vdekshmërisë prej 19 për qind. A është kjo afër normës reale të vdekshmërisë?

Është vështirë të thuhet. Poenta është, të gjitha janë vetëm supozime nëse keni numra të rasteve në këtë moment të shfaqjes.

Së paku një copë e enigmës fillon të dalë në sipërfaqe, sipas Osterholmit.

Të hënën, një nëpunës kinez për mbrojtje shëndetësore konfirmoi se 14 punëtorë shëndetësor janë të testuar pozitiv për 2019-nCoV dhe kanë treguar se të 14 punëtorët janë infektuar nga një pacient.

Nëse është e vërtetë, kjo bën të ditur në praninë e “super-përhapësit), dikush që ka përtypur sasi të mëdha të virusit, duke infektuar shumë njerëz përnjëherë.

„Ky do të ishte një përforcim i madh, shumë në tepër sesa ajo që e pamë me SARS-in”, shprehet Osterholmi.

Atje ku ka një super shpërndarës, shprehet ai, me siguri ka edhe të tjerë.

Megjithatë, ai është shumë pak i brengosur për përhapjen e madhe të 2019-nCoV në truallin amerikan sesa për atë se çfarë ndodhë nëse gjërat përkeqësohen në Kinë, ku SHBA-ja ka një pjesë të madhe të prodhimtarisë së ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore.

Nëse ato qendra industriale mbyllen në kushte të ashpërsimit të masave për shëndetin publik ose zinxhirët e furnizimit vendosen në karantinë, rezultati mund të jetë mangësi e madhe e ilaçeve për amerikanët.

„Kjo është ajo që me të vërtetë më frikëson në këtë moment”, shprehet Osterholmi.