A dëshiron t’i shlyesh mëkatet, të i shtosh shpërblimet dhe t’i ngritësh lartë shkallët tek Allahu?

A dëshiron pasardhës të mirë, pasuri hallall dhe furnizim pa fund?

A dëshiron rehati dhe qetësi të zemrës?

A dëshiron shëndet në trup, dhe shpëtim nga s’mundjet?

Atëherë… bëj shumë istigfare.

Nuk ka dyshim se jemi të urdhëruar me istigfarë, duke u bazuar në fjalën e Allahut: ”… kërkoni falje …”.

Nuk është patjetër që ajo të bëhet vetëm atëherë kur bëjmë mëkate, njeriu mund të kërkojë falje për gjëra që ka bërë në të kaluaren e tij, pastaj njeriu mund të gabojë duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka gabuar, apo mund të mëkatoj duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka mëkatuar.