Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë janë revoltuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Shkak për këtë gjë është bërë takimi i Ramës me Vuçiç në Tiranë në kuadër të “Samitit mini-Shengenit Ballkanik”, por edhe deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e cilësoi si “gënjeshtar të madh” dhe “të paditur klasik”.

Madje, shqiptarët e Kosovës janë të mendimit se Rama duhet shpallur person “non-grata” në Kosovë.

Vuçiç, i cili në një deklaratë të dy javëve më parë mohoi masakrën e Reçakut, shtrëngroi “ngrohtësisht” duart me Ramën sot.

Indinjatën e shqiptarëve të Kosovës kundër Ramës e tregon qartë edhe një sondazh i kryer nga Portali yn në Faceboook.

Pyetjes, a duhet Edi Rama të shpallet Persona Non Grata në Kosovë?, në 59min i janë përgjigjur rreth 4100 persona, ku 68% e tyre shprehen me “Po”.

Një gjë e tillë u kërkua edhe nga ish-deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.