Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana mund të jenë ndarë, por dyshja vazhdon të mbetet ende në qendër të vëmendjes. I ftuar në emisionin ‘Prive’, Mozzik ka zbuluar të reja nga jeta e tij private, ku kryesor është raporti që ai ruan me ish partneren.

Reperi ka zbuluar se ai dhe Loredana po merren me proçedurat e divorcit. Pavarësisht të gjithave, dyshja vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, pasi vogëlushja e tyre Hana do i lidhë gjithmonë. ‘Pavarësisht baticave dhe zbaticave të jetës, do ruajmë gjithmonë kontakt’, është shprehur Mozzik.

Po ashtu, ai ka theksuar dhe njëherë tjetër, se kënga ‘Dhelpër Dinake’, për të cilën është aluduar të jetë për Loredanën, nuk është për atë. ‘Nuk mund ta quaj nënën e vajzës time dhelpër dinake’, tha Mozzik.