Në këto hapësira, i kanë punuar babai dhe gjyshi…

DEAR DEARI

Babai im ka punuar më shumë se 40 vjet.
Përveç babës edhe babagjyshit… Ja unë kam drejt këtu me ardh me punu ja kush tjetër?

Deari duhej ta vazhdon këtë traditë, por politika hyri në mes.
Ai u punësua me kontratë në vepër, e kontrata i skadon nesër.
DEAR DEARI

Qetash më nxorën prej pune, tash nuk di ku të shkoj.
S’di çfarë të bëj, do mundohem të gjej punë sepse fëmijët kërkojnë…
Po, qetu dua të punoj, unë nuk kërkoj as post tjetër, as asgjë… Këtë vend punë ku e kam.
Këtu çka kë bë? Pastrues.

Fatin e njëjtë e kanë edhe 20 punëtorë tjerë, të cilët u punësuan me kontratë në vepër në kohën kur ky institucion udhëhiqej nga kuadro të Alternativës, parti që tash është në opozitë.

Kjo është hakmarrje politike e drejtpërdrejtë. Ky Adnani e ka marr guximin që edhe ushtarët e UÇK-së ti largojë nga puna.

Njëzet punëtoret e larguar erdhën edhe para zyrave të institucionit për të kërkuar përgjigje, por drejtori vendosi që mos ti takojë. Na tha se i ka takuar të gjithë e përgënjeshtroi informatat se ka persona që janë kthyer në punë nga ata që u ka skaduar kontrata.

ADNAN AZIZI, DREJTOR I HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË-TRANSPORTI

Nuk e kam këtë të dhënë dhe nuk e di se nga ku nxjerrën këta konstatime, përderisa nuk përfunduar procesi, vazhdojnë përpunimet e dokumentacionit.
Ne si drejtori, e as unë personalisht nuk e kam përjashtuar askënd nga puna, e as nuk ua kam ndërprerë kontratën! Ne kemi konstatuar gjendjen në bazë të kontratës dhe marrëveshje e cila është bë paraprakisht.

Azizi ka kërkuar nga ministri që mos të bëhen punësime të përkohshme, që mos të shfaqen probleme të tilla. Punëtorët që protestuan sot para drejtorisë, kërkuan prononcim edhe nga kryetari i sindikatës, Gjoko Ileviski. Ai fillimisht refuzoi të flas, por pas takimit me drejtorin, vendosi që të prononcohet. Ilievski nuk sheh asnjë shkelje të drejtave të punësuarve në këtë rast. /KlanMacedonia