Komuna e Çairit është në vazhdimësi e përkushtuar për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor.

Sot këtë qasje progresive e dëshmuam në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” ku bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, donatorin e projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe drejtoreshën Lulieta Qerimi lëshuam në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.

Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë.