Siç ishte paralajmëruar Këshilli i Qytetit të Shkupit sot në seancën e rregullt kishte pikë të jashtëzakonshme në të cilin u diskutua për gjendjen e krijuar në Shqipëri, më saktësisht në Durrës dhe Tiranë.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit miratuan vendim për ndihmë ekonomike prej 3 milion denarëve për Republikën e Shqipërisë.

Përveç ndihmës financiare, pjesë e ekipeve për shpëtim në Durrës dhe Tiranë veçmë janë edhe ekipe nga Maqedonia e Veriut në përbërje prej zjarrfikësve, droneve termike, kamerave termike dhe makina të ndihmës së shpejtë bashkë me mjekë.

Në këto momente të vështira për Republikën e Shqipërisë, Shkupi siç ndryshe njihet Qytet i Solidarizimit do ti qëndroj pranë Tiranës dhe Durrësit me çdolloj përkrahje me qëllim që qytetarëve tu rikthehen kushtet optimale për jetë.