Në një njoftim të Ambasades së Shqipërisë në Bernë thuhet se dita e mërkurë, 27 nëntor është shpallur ditë zie kombëtare në Bernë, shkruan albinfo.ch

Gjithashtu në njoftim thuhet se Ambasada e RSH-së në Bernë do ta hapë dy ditë radhazi librin e ngushëllimeve.

Ky është njoftimi i plotë:

“Me Vendim të Këshillit të Ministrave, data 27 nëntor 2019, shpallet Ditë Zie Kombëtare. Sot, Ambasada e RSH-se Bernë do te hapë librin e ngushëllimeve nga ora 14:00-16:00 dhe më datë 28.11.2019, nga ora 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00. Adresa elektronike për përcjelljen e ngushëllimeve është [email protected]”, përfundon njoftimi i ambasadës.