Kryetari i komunës së Dranasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kanë uruar liderin e BDI-së Ali Ahmetin me rastin e 18 vjetorit të BDi-së.
Përmes një postimi në fesjbuk Lladrovci dhe Jashari thonë se si udhëheqës i shqiptarëve në RMV, Ahmeti ka arritur jetësimin e kauzës kombëtare të shqiptarëve , si asnjë herë më parë, duke u bërë faktor i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit. Andaj, urojmë nga zemra, të vijoni rrugën e nderit, bashkimit dhe fitores së shqiptarëve.

Ja postimi i plotë:

I nderuari vëllai ynë, Ali Ahmeti,
Sot, deri sa po shënoni 18 vjetorin e themelimit të BDI-së, partisë shqiptare flamurtare për dy decenie në Maqedoninë e Veriut, i bashkohemi sukseseve dhe gëzimit tuaj, me bindjen e thellë se do t’i prini fuqishëm edhe më tej me krenari shqiptarëve, ashtu si deri më sot.

Vëlla Ali, ne i gëzohemi çdo suksesi Tuaj dhe popullit shqiptar, sepse, e jetoni ëndrrën ndër shekuj për barazi, liri dhe zhvillimin e qenies kombëtare dhe kjo festë le të shërbej për të kujtuar rrugën e gjatë e të mundimshme që keni bërë me bashkudhëtarët Tuaj.

Nën drejtimin Tuaj, kauza kombëtare e shqiptarëve u jetësua, si asnjë herë më parë, duke u bërë faktor i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit. Andaj, urojmë nga zemra, të vijoni rrugën e nderit, bashkimit dhe fitores së shqiptarëve.

Festofshi gjithmonë, vëlla Ali, me të gjithë qytetarët që kanë besim të patundur në rrugën dhe vizionin Tuaj.

Me zemër jemi me Juve, duke festuar!

Nga Drenica, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci