Kështu bukur duken mësonjëtoret e renovuara në të cilat nga nesër do të fillojnë mësimin fëmijët e kopshteve “Fidani” dhe “Borëbardha”.

Мodernizimi i dy mësonjëtoreve të kopshtit për fëmijë “Fidani” dhe një të kopshtit për fëmijë “Borëbardha” është rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Çairit dhe kompanisë Axi Ağaçkakan si donator.

Faleminderim edhe ndaj afaristit Sherafedin Ibishi – Sheki dhe drejtoreshës së kopshtit për fëmijë “Fidani” Gëzime Bakiu për kontributin në drejtim të realizimit të këtij projekti shumë të nevojshëm.